Qëndrimi i GDP-së për largimin e Listës Serbe dhe ndryshimet në Qeveri

Shefi i deputetëve “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, Dardan Sejdiu ka folur për largimin e Lista Serbe nga qeveria Haradinaj dhe deklarimin e kësaj partie se njëanshëm do e themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Sejdiu ka thënë se deklarimet e Listës Serbe e rrezikojnë shkelje të Kushtetutës së vendit dhe krizë qeveritare.

Sejdiu ka shtuar se një situatë e tillë mund të shkaktojë një paralizim të funksionimit të institucioneve, duke kërkuar nga partitë që ndryshimet në qeveri dhe funksionimin e saj duhet ta bëjnë në klimë të bashkëpunimit ndërpartiak. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Braktisja e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ana e Listës Serbe dhe paralajmërimi i zyrtarëve të saj për themelim të njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe kërcënon me shkelje kushtetuese dhe krizë qeveritare në vend. Këto deklarime dhe veprime publike të partnerit qeveritar marrin për arsyetim ndalimin e djeshëm të Marko Gjuriq, zyrtar i qeverisë në Beograd i cili hyri në Kosovë pa paralajmërim dhe leje paraprake” ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar më tej se ky veprim është shantazhues dhe mund të paralizojë institucionet vendore.
“GDP shprehë brengën se situata e krijuar mund të përshkallëzojë në paralizim të funksionimit të institucioneve shtetërore në Republikën e Kosovës. Një synim të tillë GDP e kupton shantazhues dhe të papranueshëm për realitetin e ndjeshëm politik në vend.” ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur për ndryshimet që mund të bën në Qeveri, Sejdiu ka folur shumë shkurt, duke thënë se ata duhen bërë në klimë mirëkuptimi.

“Për GDP, ndryshimet në përbërjen dhe funksionimin e qeverisë duhet të zhvillohen në klimë të mirëkuptimit ndërpartiak dhe brenda procedurave demokratike. Përpjekjet e këtilla, çfarë është edhe vendimi i sotëm i Listës Serbe, e shpërdorin rëndësinë e faktorit etnik duke prodhuar situatë shantazhi publik e institucional”, ka thënë Sejdiu.

Ndryshe Gazeta Blic ka raportuar edhe gjatë ditës së partia e kryeministrit Haradinaj vetëm se ka filluar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për një bashkim forcash në koalicionin qeverisës.

SHPËRNDAJE