Qeveria cakton lokacionin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar

Qeveria e Kosovës ka caktuar lokacionin e stadiumit të ri.

Gazeta Blic e ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë, e cila do të filloj nga ora 9:00.

Si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtar.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS)”, thuhet në deklarimin e rendit të ditës.

Lokacioni i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar ngjalli polemika të ndryshme pasi që rreth një vit më parë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se ky stadium duhet të ndërtohet në Prishtinë.

Edhe LDK kishte dalë kundër ndërrimit të lokacionit të stadiumit.

Madje, kjo parti akuzonte PDK-në se për shkak të fushatës elektorale po ndërmerrte një vendim të tillë, dhe se sipas tyre, stadiumi do të duhej të ndërtohej në afërsdi të Kryeqytetit.

 

SHPËRNDAJE