Qeveria dorëzohet para Manastirit: Vazhdon punën, por jo afër Manastirit

Qeveria e Kosovës ndau 12 milionë euro që rruga që lidh Deçanin me Plavën të përfundohet, por gjatë rrugës kanë dalë probleme.

Pas një ankese të Manastirit të Deçanit drejtuar ndërkombëtarëve, këta të fundit kanë kërkuar që puna të ndalet.

Mirëpo, Qeveria nuk ia ka vënë tërësisht veshin, por edhe i është dorëzuar kërkesës së Manastirit. Ndonëse punët nuk u ndalën siç u kërkua, punët po kryhen vetëm në pjesë të tjera të këtij projekti, pas 6 kilometrat e kontestuara nga Manastiri nuk po preken përkohësisht.

Këtë e ka bërë të ditur për media këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Faton Mani, i cili ka shtuar se i gjithë ky kundërshtim nga Manastiri është politik.

“Kundërshtimi i Manastirit është i gabuar, i dëmshëm për lëvizjen e lirë, s’ka lidhje me sigurinë e Manastirit dhe si i tillë merr karakter politik. Punimet po vazhdojnë në kilometren e 6-të e tutje, duke e shmangur zonën e Mbrojtur rreth Manastirit”, ka thënë Mani.

Ndërkohë, Manastiri i Deçanit po kërkon që të respektohet Ligji për Zonat e Mbrojtura, ndonëse sipas ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, kjo rrugë nuk prekë pjesën e mbrojtur nga ligji./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE