Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Shqipërinë

Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë që të ndajë si shumë fillestare 500 mijë euro për ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmetet në mëngjesin e sotëm.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është thellësisht i prekur nga tragjedia në Shqipëri, ku deri më tash është raportuar për 13 viktima dhe qindra të vdekur, si dhe dëme të mëdha materiale.

“Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia në Shqipëria. Lutjet e popullit tonë janë me qytetarët e Shqipërisë, me bashkëkombësit tanë.

Kemi shpreh gatishmërinë që t’i dalim ndihmë, kemi mobilizuar ekipet e FSK-së dhe PK, institucionet e tjera të sigurisë të nisin procedurat për intervenim.

Kemi angazhuar ekipe si nga Trepça, Miniera e Artanës, KEK-njësinë e zjarrfikësve. I kam autorizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes që të nisën për Shqipëri”, tha Haradinaj para kabinetit qeveritar.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave që të bëjë vlerësimin në nivel të vendit të sistemit të alarmit dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për të qenë të përgatitur.

“Sot kam marrë konfirmimin prej të gjitha institucioneve të vendit që ekziston një protokoll i gjithanshëm e nëse Kosova preket, lutemi që jo, të jemi të gatshëm të përballemi me një gjendje të tillë”, tha Haradinaj.

SHPËRNDAJE