Qeveria e Kosovës sapo dha një lajm të madh që vjen nga SHBA

Zërat se në tavolinën e bisedimeve në Bruksel mund të hapet tema për shkëmbimin e territoreve Kosovë Serbi, po i kundërshton fuqishëm Qeveria e Kosovës.

Sipas ekzekutivit, asnjë njeri nuk e ka legjitimitetin që të bisedoj me këdo qoftë për tokën e Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Blic,  Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Haradinaj ka theksuar bindjen se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Qëndrimi i Qeverisë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë nga qëndrimi i popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të saj që me 17 shkurt 2008 shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Integriteti territorial dhe sovraniteti I Kosovës janë të pacenueshëm dhe nuk ka asnjë njeri për asnjë çast, asnjë lloj legjitimiteti që të bisedojë me këdo qoftë për një pëllëmbë toke të Kosovës. Qëndrojmë fuqishëm në pozicionin se normalizimi i raporteve me Serbinë quhet njohje reciproke” ka thënë Arifi

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi territorit të Kosovës, gjithashtu sipas Qeverisë, është i pa ndryshueshëm.

Arfi ka thënë se SHBA asnjëherë, në asnjë nivel nuk e ka sjellë në dyshim integritetin territorial të Kosovës.

“ Ne kemi raporte ditore me përfaqësues të shteteve të bashkuara të Amerikës. Kemi takime të shpeshta me zyrtarë të lartë të SHBA-ve që vizitojnë Kosovën dhe zyrtarë të Kosovës që vizitojnë SHBA-të dhe kanë takime të ndryshme me zyrtarë të Administratës Amerikane. Asnjëherë në asnjë nivel askush nga Administrata Amerikane nuk e ka sjellë në dyshim integritetin territorial të Kosovës dhe në asnjë rast nuk është vu në diskutim, ndarja apo shkëmbimi si opsion i zgjidhjes finale” ka theksuar shefi i kabinetit të Haradinajt.

“Nuk dua të paragjykoj se dikush me mendje të shëndosh nga Bashkësia ndërkombëtare mund t’i jap luksin vetes të nxjerrë lapsin dhe të vizatojë harta në Ballkan. Nuk është në interes të askujt veç është kthim në errësirën e viteve të 90-ta”

Por krahas Qeverisë një qëndrim labil rreth kësaj teme po e mban presidenca e Kosovës.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se do ta shqyrtoj si mundësi një gjë të tillë, pasi ky opsion u përmend nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri .

SHPËRNDAJE