Qeveria e sporteve të rënda: 6 dështimet e vitit 2019

Viti që po lëmë pas u karakterizua me shumë ngjarje të rëndësishme dhe zhgënjyese për qytetarët. Në Kosovë u shënuan shumë dështime të cilat erdhën nga politika e keqe, dhe qeverisja zhgënjyese e Haradinajt. Mospranimi në UNECSO, rezultatet e PISA, premtimi i vizave pothuajse çdo muaj, janë disa nga ngjarjet që zhgënjyen qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndonëse edhe vetë qeverisja e Haradinajt konsiderohet dështim në shumë fusha, për të cilat premtoi suksese si pranimi i Kosovës në oraganizata të mëdha, gjëra që nuk ndodhën fare.

Më poshtë Gazeta Metro ka bërë një përzgjedhje të 6 dështimeve të vitit që po lëmë pas:

1. ‘Qeveria e sporteve të rënda’

Qeveria Haradinaj i cili dihet se është person sportive që i ka qejf bjeshkët e vrapimin, nuk është se nisi mbarë që në fillimin të marrjes së detyrave! Fillimisht një koalicion i përzier i disa partive, pastaj një numër i madh zëvendës ministrash që u komentua aq shumë, derisa dikur e pranoi edhe vetë i pari qeverisë që ka bërë gabim, por çmimi u pagua dhe nuk u bë asgjë për t’i minimizuar, deri sa u shua qeveria kur Haradinaj dha dorëheqje. Kishte edhe protesat dhe sigurisht ajo që na dallon shumë si shtet, Ramush Haradinaj nuk la nuse e të afërmë të familjes pa rehatuar në punë të shtetit.

Edhe vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake u cilësua si vendim i gabuar nga ndërkombëtarët që herë pas here bënë thirrje të tërhiqet ky vendim.

Hulumtimi i bërë ‘Taksa 100%’ një vite pas, dhe ndikimi i saj në ekonominë vendore, doli të jetë ndryshe se siç thotë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka publikuar hulumtimin e saj dhe po tregon se taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ka rritur çmimet e produkteve për kosovarët prej 1.5%, po ashtu kjo taksë pengoi integrimin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
2. UNESCO

Republika e Kosovës nuk ka shënuar progres për t’u anëtarësuar në oraganizatën ndërkombëtare UNESCO. Ky dështim vlerësohet si dështim i autoriteteve kosovare drejt rrugës euroatlantike.

Këto dështime të Kosovës në aspektin ndërkombëtar emërues të përbashkët e kanë mosefikasitetin e qeverive kosovare ndër vite, të cilët nuk kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare,

Në Kosovë, anëtarësimi në UNESCO nuk është vetëm çështje që ndërlidhet me arsimin dhe trashëgiminë kulturore, por një çështje me shumë gravitet politik, gjë e cila dëshoi të ndodhë edhe në këtë vit, shkruan Gazeta Metro.
3. INTERPOL

Dështim i institucioneve kosovare shihet edhe mosanëtarësimi në organizatën më të madhe për bashkëpunim policor INTERPOL.

Kosova tri herë ka paraqitur kërkesë për t’u bërë anëtare e kësaj organizate botërore të policisë, në vitet 2010, 2015 dhe 2017, dhe as në vitet 2018 dhe 2019 nuk ka pasur shkëndija për ndonjë rezultat që do t’i gëzonte qytetarët e Republikës së Kosovës.

Anëtarësimi i shtetit të Kosovës në Interpol është me rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës, sepse në momentin kur anëtarësohet, të gjitha të dhënat do të merren nga policia e Kosovës, nga shërbimet sekrete të saj.
Ky anëtarësim për kosovarët do të thotë të mos presin nëntë vjet për zbardhjen e krimeve dhe kapjen e kriminelëve. Gjithsesi jemi pak larg kësaj, për ta arritur.

4. PISA

Kosova dëshoi edhe këtë vit për t’u anëtarësuar në PISA.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitur Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit të publikuar të testit PISA, 66 për qind të nxënësve kosovarë të testuar performuan nën nivelin e dytë, pra shumë dobët. Ndërsa vetëm 0.1 për qind e të testuarve ishin në nivelet 5-6.

Testi PISA 2018 në Kosovë ishte mbajtur nga 11 prilli deri më 5 maj. Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.

5. VIZAT

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, që nga fillimi i vitit nuk i është ndarë urimeve për heqjen e vizave për kosovarët drejt Europës, gjë e cila nuk ka ndodhur dhe nuk ka edhe aq shpresë të ndodhë, shkruan Gazeta Metro.
Në janar të 2019, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka arritur progres substancial në agjendën europiane dhe se është e përkushtuar në përmbushjen e MSA’së dhe të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, por paravrësisht urimeve të tij pothuasje çdo muaj, liberalizimi nuk është afër aq më tëpër këtë vit, megjithatë për Haradinajn, dhjetori është vendimtar. Ai akoma po pret, shkruan Gazeta Metro.

6. Asnjë njohje në vitin 2019

Kosova në vitin që po e lëmë pas, përveç çnjohjeve, nuk ka pranuar asnjë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk është njohur ndërkombëtarisht nga asnjë shtet për më shumë se një vit, përderisa Serbia po punon vazhdimisht për të siguruar çnjohje të reja.

Shkak, edhe këtu nga analistët u vlerësua diplomacia e dobët kosovare, por edhe mardhëniet Kosovë- Serbi. Këtë dështim e pranoi edhe vetë kryministri Ramush Haradinaj ditë më parë ku tha se ka dështuar për t’i sjellë njohje Kosovës.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se isntitucionet e vendit nuk kanë arritur ta mbrojnë vendin karshi Serbisë, për të mos hequr njohjet e pavarësisë, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj, deklaroi se institucionet e vendit janë treguar jo të zot, për të mbrotjur vetë karshi fushatës së egër të Serbisë, që rezultoi me çnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.

Aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur Kosovën.

Në renditjen e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, figuron edhe emri i Ganës, për të cilin shtet u tha se ka tërhequr njohjen.
Këto dështime kanë ardhur si pasojë e diplomacisë së dobët kosovare dhe presionit serb.

SHPËRNDAJE