Qeveria Haradinaj shton edhe një ministri

Me ardhjen e Qeverisë Haradinaj në pushtet, Kosovës do t’i shtohet edhe ministria e 22-të. Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të jetë ministria e re, e që synim i saj do të jetë zhvillimi plotësues i regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës.

Së paku kështu thuhet në Programin e Qeverisë për vitet 2017-2022, që ka siguruar Gazeta Fjala.

Në këtë program thuhet se kjo ministri do t’i ketë këto departamente: Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, të cilat më pastaj do të ndahen tre e më shumë sektorë.

“Në Departamentin për integrim të zhvillimit rajonal, janë të paraqitura propozimet si në vijim që të ndahen në: Sektori për zhvillim rajonal, Sektori për bashkëpunim ndërkufitar dhe Sektori i për koordinim dhe bashkëpunim ndërsektorial për përdorimin e mjeteve te BE dhe burimeve të tjera ndërkombëtare”, thuhet në planin qeverisës, shkruan Gazeta Fjala.

/

SHPËRNDAJE