Qeveria Hoti, rritet numri i Ministrive

16 ministri do t’i ketë qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, ka bërë të ditur sot i propozuari për kryeministër nga LDK-ja.

Pas disa orë takim në seli të partisë me kryesinë, LDK-ja as sot s’ka vendosur lidhur me emrat për ministra.

“Kabineti do të ketë 16 ministri, besoj që sot ose nesër do ti publikojmë. Nuk kemi vendos ende e kemi informu në detaje kryesinë e LDK’së se kemi caktu ende kabinetin nga ana e LDK-së po presim për kohën se kur do të mbahet seanca.

Kemi bërë një riorganizim të ministrive për të ruajtur funksionalitetin te pjesa e ekonomisë, kemi bë disa ndryshme, detajet me partnerët do ti bëjëmë publik”, ka thënë Hoti.

Ai tha se brenda LDK-së nuk ka asnjë mospajtim lidhur me marrëveshjen.