Qeveria Kurti anulon edhe një vendim të Haradinajt

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”. Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se është njoftuar për një urgjencë lidhur me një vendim të qeverisë së re, transmeton Klan Kosova.

Abdixhiku ka thënë se në kontratën me Betchtel Enkan është bërë fjalë për punë të reja që nuk ishin paraparë në fillim.

Ai tha se kjo kompani kërkon nga MIT 1.18 milionë euro në muaj dhe se nuk ka marrëveshje të nënshkruar në mes të MIT dhe Bechtel Enka-s. Tutje shtoi se do të ndërmerren hapat e mëtejme pas shfuqizimit të këtij vendimi. ”Qeveria nuk të shkarkoj këtë vendim ku Ministria e Infrastrukturës detyrohet t’i jap Bechtel Enka-s 49.6 milionë euro”, ka thënë Lumiri.

Kërkesa e Abdixhikut është miratuar pa asnjë votë kundër.