Qeveria me vendim të ri edhe për aktivitetet sportive

Qeveria e Kosovës para pak çastesh ka publikuar masat e reja lehtësuese, pas rënies së numrit të personave me Covid19.

Në vendimin e ri të Qeverisë, thuhet se lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, si dhe stërvitjet deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave deri 50 sosh.

Në anën tjetër, lejohen edhe fitneset e pishinat e mbyllura, por gjithmonë duke respektuar masat anti-Covid.

Në vendim thuhet se matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në secilin objekt sportiv apo nga ata të lartëcekur.

Më poshtë edhe një pjesë e vendimit ku flitet për sportin.

SHPËRNDAJE