Qiell i hapur, ngjyra dhe art!

Ka dy muaj që ka filluar edicioni i dytë i Nomad Festivalit. Përgjat këtyre dy muajve, OJQ Futja Ngjyrë në bashkëpunim me OJQ Link dhe me përkrahje nga Kosovo Foundation for Open, kanë bërë aktivitete me artistë e të rinjë në ngjyrosjen e muraleve në qytetin e Mitrovicës me rrethinë. Motoja e këtyre aktiviteteve është: Natyrë, dashni, shoqni e murale!

Society (KFOS) kanë organizuar një kamp veror me artist të regjionit të Mitrovicës. Gjatë kampit tre ditorë nën dritën e hënës dhe të ngrohtit e diellit, artistë nga dy anët e lumit janë inspiruar dhe kanë përdorur imagjinatën e tyre për të zbukuruar qytetin.

Njëkohësisht si dhuratë për mikpritjen e fshatit Zasellë kanë lënë shenjat e tyre si dhuratë në muret e Zasellës përmes pesë muraleve.

Përgjatë muajit shtator dhe fillimit të muajit tetor grupet kanë organizuar edhe tre puntori, ku skicat e punuara gjatë kampit janë rafinuar dhe përshtatur me rrethinat ku pritet të punohet sapo të jepet drita e gjelbërt nga Komuna e Mitrovicës.

SHPËRNDAJE