Qielli merr pamje të pabesueshme në Kosovë: Kjo mund të jetë arsyeja

Në mbrëmjen e sotme, qielli në Kosovë ka marrë pamje mahnitëse, derisa retë e bardha me forma interesante i kanë dhënë pamje shumë të magjishme.

Fotografi të shumta interesante janë shpërndarë sot në rrjetin social Facebook, derisa shihet se qielli në Kosovë është pak më ndryshe se herave tjera.

Retë e bardha dhe të dendura po me formë interesante, kanë mbuluar thuajse gjithë territorin e vendit.

Ndërkaq si arsye e këtij fenomeni, mund të jetë edhe Eklipsi Penumbral Hënor i cili ka ndodhur sonte në mbrëmje në vendin tonë.

Ky eklips paraqitet disa herë në vit dhe këtë herë është vërjetur më shumë në hemisferën ku jetojmë ne.

Një njoftim rreth këtij eklipsi e ka bërë edhe Astronomy Outreach of Kosovo, e cila ka ofruar teleskopë optik në qendër të Prishtinës për ta vrojtuar atë.

Eklipsi Penumbral ndodh kur vetëm hija e jashtme (gjysmëhija-penumbra) e Tokës bie në sipërfaqen e Hënës. Ky lloj i eklipsit është shumë më i vështirë për t`u vëzhguar se sa eklipset e plota ose kur një pjesë e hënës kalon në Umbra (njëra hije e tokës).

SHPËRNDAJE