QKUK jep detaje për humbjen e jetës së personit të tretë të plagosur në konfliktin tek Lagjja e Spitalit

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më pare tek Lagjja e Spitalit ku mbetën pa shenja jete 2 persona, tashmë ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.

Lajmin e ka konfirmuar doktoresha  Agreta Gecaj.

“Po, ka ndërruar jetë edhe personi me iniciale G.R i lindur në vitin 1943. Nga data 5 ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Mirëpo përkundër trajtimit edhe angazhimit ai sot ka ndërruar jetë në ora 15 e 15”, ka thënë Gecaj.

Përleshja në periferi të Prishtinës kishte ndodhur si pasojë e një konflikti pronësor ndërmjet Familjes Rafuna dhe Mehmeti.

Nga kjo ngjarje dy persona kishin humbur jetën atë ditë, ndërsa personi i tretë ka ndërruar jetë sot rreth orës 15:15 minuta në QKUK.

SHPËRNDAJE