QNR do të kërkojë rinumërim të vendvotimeve të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës njëra nga temat është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate për të rinumëruar disa vendvotime.

Deri më tani, nuk dihet saktë numri i vendvotimeve që do të kërkohet për t’u rinumëruar dhe as arsyeja.

Ndryshe, në orët e para të ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.

13241 është numri i fletëvotimeve të vlefshme nga votimi përmes postës. LVV ka marrë 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota dhe AAK-PSD 555 vota.

SHPËRNDAJE