Qorrolli: Nëse PDK’ja voton Qeverinë, ka pazar mes Thaçit e Mustafës për postin e presidentit

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se edhe Avdullah Hoti apo cilido kryeministër e ka të vështirë që të krijojë pandan të mirë në një situatë të tillë përçarëse.

Ai ka thënë se e sheh të pamundur marrëveshjen me Serbinë pa pasur përkrahjen e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është shumë e vështirë që nga secili kryeministër që në këtë aktualitet të përçarë politikë të krijohet një pandan i mirë mes elitës politike në vend”, ka thënë ai.

Sipas tij, “turra-vrapi” i Mustafës mund të ketë impakt në pranverën e 2021-ës, atëherë kur skadon afati i presidentit Thaçi.

Qorrolli thotë se nëse PDK-ja jep pajtimin për Qeverinë Hoti, atëherë ka një pazar për postin e presidentit.

“Nëse PDK-ja e jep pajtimin, atëherë Thaçi mund të ketë një marrëveshje me Mustafën për shkëmbim postesh, që Mustafa të kalojë në presidencë e Thaçi t’i kthehet PDK-së, pastaj të ketë një garë mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë ai.

Sipas tij, arritja e një konsensusi rreth Hotit është e vështirë, LDK-ja nuk është unike përbrenda e saj.