Qytetarët e Vushtrrisë në rrezik: Shkalla e ndotjes së ajrit 174

Ajri sonte në qytetin e Vushtrrisë është shumë i ndotur, shkalla e ndotjes ka arritur në 174, gjë e cila paraqet rrezik për qytetarët e këtij vendi.

Ekziston një shqetësim serioz se kërcënimi i shëntetit njerëzor nga ndotja e ajrit në qytete është më i madh se rreziku nga duhani.

Sunstancat kryesore toksike që ndotin ajrin dhe kërcënojnë jetët e njerëzve duke hyrë në mushkëri përfshijnë monooksidin e karbonit, plumbi, benzeni, dioksidi i nitrogenit dhe toksikët e transportueshëm në rrugë ajrore.

Më e keqja ështe se efekti i substancave toksike prek seriozisht edhe fëmijët akoma të palindur çfarë tregon dëmtimin e shkaktuar që në fazën e embrionit.

Gratë shtatzana, të cilat thithin dy nga substancat më të dëmshme të ndotjes së ajrit, kanë rritur shanset për të lindur fëmijë me anomali anatomike kardiake serioze./gazetametro.net

SHPËRNDAJE