Qytetarët të revoltuar me paralajmërimin e Thaçit për heqjen e taksës ndaj Serbisë

epa05837069 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nxitur reagimin e qytetarëve me paralajmërimin e tij dhënë një ditë më parë, se Kosova është gati që ta shqyrtojë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.

Presidenti përmes Facebook-ut, ka sqaruar se këtë deklaratë e ka dhënë për gazetën amerikane “The Uashington Post”, pasi që sipas tij taksa mund të hiqet, “nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.

Por të shumta kanë qenë komentet negative në adresë të presidentin Thaçi përmes profillit të tij në rrjetin social Facebook.

Komentuesit virtualisht e kanë kritikuar atë për zbrapsje të qëndrimit ndaj Serbisë si dhe për kundërshtimin e vendimit të kryeministrit Haradinaj për vendosjen e taksës.

Komentuesit e kritikuan presidentin se po kujdeset më shumë për ekonominë e Serbisë, ndërsa i kanë sygjeruar të mos mirret me vendimet e qeverisë

Në përgjigje ndaj kësaj ideje të Presidentit kishte reagua edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Ai në një prononcim për KALLXO.com theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet.

“Përderisa ekzistojnë arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë shty me vendosë këtë taksë, do të thotë arsyet të cilat unë i kam prezantuar, kur e kam propozuar vendimin për këtë taksë, atëherë asnjëherë kjo taksë nuk do të eliminohet”, ka deklaruar ministri.

Më 21 nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës vendosi që të ketë taksë doganore 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kjo taksë më pas u vendos edhe për brendet ndërkombëtare që hyjnë në Kosovë nga këto dy vende.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE