Qytetari i ndërgjegjshëm prishtinas rregullon vet kapakun e pusetës që ishte larguar nga aty

Pothuajse nuk ka rrugë nëpër qytetet e Kosovës që nuk bie në sy ndonjë pusetë pa kapak.

Kjo është një dukuri shqetësuese që rrezikon jetën e qytetarëve, sidomos gjatë orëve të natës.

Rastet kur kapakët e pusetave vidhen apo për arsye të ndryshme largohen nga vendi i tyre nuk janë të rralla as në Prishtinë.

E një qytetar i ndërgjegjshëm, i vetëdijshëm për rrezikun që mund të paraqesin pusetat e hapura, ka vendosur që njërës prej tyre vetë t’ia vë kapakun.

Rasti ka ndodhur në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Ndryshe Vjedhja e kapakëve të pusetave ka bëre që banorët të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve sidomos kur raste të tilla kemi në afërsi të shkollave.

SHPËRNDAJE