Qytetari i thotë ‘shumë i fortë je’, ambasadori, O’Connell i kthen përgjigje epike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell disa minuta më parë është shprehur i hapur për diskutim me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” me ç’rast i ka ftuar ata që t’i parashtrojnë pyetje në hapësirën për komente.

I menjëhershëm ka qenë reagim i ndjekësve të cilët e kanë “mbushur” për një kohë të shkurtër hapësirën e komenteve me pyetje nga më të ndryshmet.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell

Ndonëse janë prekur tema të shumta si ajo e liberalizimit të vizave dhe korrigjimi i kufijve, nuk është se kanë munguar edhe komentet pozitive për punën dhe vlerësimin si ambasador.

Një qytetar e ka quajtur atë “gjigant” dhe ” shumë të fortë” gjë që ambasadorit duke t’i ketë bërë përshtypje pasi që nuk ka vonuar aspak përgjigja e tij.

O’Connell i është përgjigjur si me shaka se nuk është më i fortë pasi që kohën e fundit është dobësuar.

Diskutimi në  rrjetin social “Facebook” nga ambasadori, Ruairí O’Connell ka qenë  i hapur deri në ora 12:00 dhe kjo nuk është hera e parë që ai ka hapur diskutime të tilla.

SHPËRNDAJE