Radojçiq: Nuk e kam pasur mik Ivanoviqin, por as nuk e kam…

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe Milan Radoiçiq, është marrë në pyetje nga policia serbe për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Para policisë ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

Sipas ‘TV 02’ prokuroria serbe urdhëroi që të marrë në pyetje Radojçiqin pas deklaratës së prokurorisë së Kosovës se dyshon për përfshirjen e tij në këtë krim, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë sipas disa informatave jozyrtare Radojçiqi ka mohuar kategorikisht lidhjen e tij me vrasjen e Ivanoviç.

“Ku jam unë?” bën pyetjen Radoiçiq, duke u vetpërgjigjur: “Jam duke pritur dhe duke shikuar “, duke deklaruar tutje “nuk e kam pasur mik Oliver Ivanoviqin, por as nuk e kam vrarë”.

Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, sit të dyshuar për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq gjatë janarit të këtij viti.

SHPËRNDAJE