Raif Qela: Ju nuk keni të drejtë të flisni dhe t’ua mbyllni rrugën shqiptarëve të Kosovës lindore

Përmes një letre të hapur drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ish deputeti tani anëtarë i kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që siç është shprehur ai mos tua mbyllin rrugën shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që t’i gëzojnë liritë të cilat sot nuk i kanë, transmeton Gazeta online Veriu.info.

Qela ka thënë se nuk është problem që në krye të negociatave të jetë ky apo ai. ‘Nuk është gjë edhe po të mos jetë presidenti Thaçi në krye të negociatave. Por ju nuk keni të drejtë të flisni dhe t’ua mbyllni rrugën shqiptarëve atje’, ka thënë Raif Qela.

“Nuk është problem të pengoni që në krye të negociatave të jetë ky apo ai. Nuk është gjë edhe po të mos jetë presidenti Thaçi në krye të negociatave. Por ju nuk keni të drejtë të flisni dhe t’ua mbyllni rrugën shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që t’i gëzojnë liritë të cilat sot nuk i kanë. Përderisa shqiptarët e këtyre trojeve kanë qenë në të gjitha fazat e historisë pjesë jona, pjesë e përpjekjeve tona për liri, ne nuk kemi të drejtë që të bëhemi kaq egoistë dhe tash t’ua kthejmë shpinën”, thuhet në thirrjen që Qela u ka bërë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE