Rakitic një hero i vërtetë, kjo gjë i ka ndodhur një natë para ndeshjes

Ivan Rakitic është një hero i vërtetë i Kroacisë.

Ai me golat e tij nga penalltitë në ndeshjen ndaj Rusisë dhe Danimarkës i dha fitoret e mëdha Kroacisë, shkruan GazetaBlic.

Rakitic dje zhvilloi një ndeshje shumë të mirë edhe ndaj Anglisë, ku Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 për të shkuar në finalen e madhe.

Mirëpo një ditë para gjysmëfinales, Rakitic ishte i sëmurë dhe ishte në dyshim se a do të fillonte nga minuta e parë.

“Natën para ndeshjes kisha një temperaturë të lartë, 39 gradë. Isha i sëmurë në shtrat dhe u përpoqa të gjeja forcë për të luajtur, në njëfarë mënyre e gjeta, dhe ia ka vlejtur”, tha fillimisht Rakitic.

I pyetur nëse ai do të shërohet për finale, ai tha: “Epo, në finale do të luaja me një këmbë”, përfundoi ylli i kroatëve.

 

Kroacia në finale do të takohet me kombëtaren e Francës.

SHPËRNDAJE