Rama ashpërson tonet me Vuçiqin: Ta harrojë se negocion me Perëndimin pa ne shqiptarët

Përgjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij, Avdullah Hoti, kryeministri Edi Rama iu referua si provokim deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët.

“Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në Hënë, por në fund do të ulet me ne, autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë, që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë.

Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët. Duhet të bësh çmos për të bërë paqe, jo për fqinjët, por për të ardhmen. Nuk mund të presim që Vuçiç të deklarojë se do njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Edi Rama.

SHPËRNDAJE