Rama e jep lajmin e mirë: Nga kjo datë do të mund të bëni plazh në Shqipëri

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka njoftuar se nga data 10 qershor do të happen të gjitha plazhet në Shqipëri.

Përmes një video “live” në Facebook, ka thënë se ndonëse disa vende nuk kanë vendosur ende për hapjen e plazheve, e Greqia do t’i hapë në korrik, Shqipëria do t’i hapin që nga 1 qershori vetëm për hotelet, e nga 10 qershori për të gjithë pa përjashtim.

“Greqia ka vendosur t’i hapë plazhet në korrik, të tjerët nuk kanë vendosur ende, ndërsa ne do t’i hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar tutje potencoi se gjatë kësaj jave do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues i plazheve nga subjektet private, ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’u kalojnë bashkive.

“Asnjë kontratë nuk do të njihet nëse nuk miratohet nga ky autoritet dhe asnjë bashki nuk mund të japë kontratë të re pa miratimin e autoritetit”, përfundoi Rama. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE