Rama: Mos keni frikë nga Shqiponja, gjoba e FIFA-s u kry!

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Facebook ku ka treguar se është arritur që të mblidhet shuma e nevojshme e dënimit të FIFA-së, për shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin, të cilët bën shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë.

Rama përmes statusit në Facebook ka thënë se mos kini frikë nga Shqiponja. Rama bëri të ditur se është arritur shuma e nevojshme falë kontributit vullnetar.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

I pari i ekzekutivit shqiptar ka shprehur mirënjohje për solidaritetin e treguar për të gjithë.

“Mos keni frikë nga Shqiponja. U kry.  Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Rama në Facebook

Ndryshe, Xhaka, Shaqiri e Lichteiner u dënuan me 25 mijë franga. Nga 10 për shqiptarët ndërsa 5 për këtë të fundit. Arsyeja e dënimit ishte për sjellje josportive që të njëjtit  bën në kundërshtim me parimet e Fairplay-t./Indeksonline/

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE