Rama publikon fotografinë e Rugovës dhe Thaçit: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi në të cilën janë bashkë presidenti historik Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës.

“Liria ka emër”, ka qenë mbishkrimi që ka zgjedhur Rama t’i vejë kësaj fotografie të publikuar në Facebook.

Ndërkohë, që nga arrestimet e para nga Gjykata Speciale, Edi Rama ka dalë në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me disa postime në rrjete sociale.