Rama tallet prap me Erion Veliajn, ja çfarë i thotë kësaj rradhe?

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nuk gjenden në ditët e tyre më të mira të miqësisë dhe bashkëpunimit.

Të paktën kjo është përshtypja e parë që të krijohet nga batutat e thumbat e sikletshme mes dy figurave të rëndësishme të PS.

Në vizitat e shumta që kanë pasur në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri ka gjetur raste të ndryshme për ta sikletosur Veliajn dhe ia ka arritur ta bëjë më së miri.

Pasi e kritikoi për shkallët dhe i kërkoi publikisht ti lyente, sot Rama ka vënë në siklet keq Veliajn gjatë një vizite në familjet e prekura nga tërmeti.

Sot të dy kanë mbërritur në Ndroq në familjen e Ramazanit të cilit iu prish banesa nga tërmeti i 21 shtatorit.

Në videon e bashkë ngjitur lajmit në minutën e 6:30 sekonda, Rama vë në pozitë Veliajn, ndërkohë ky i fundit mundohet ta kalojë më të qeshur.

Teksa familja u akomodua në shtëpinë e re dhe morën çelësat nga Rama e Veliaj, kryeministri filloi të uronte familjarët. Pas pak minutash qetësi Rama ka kërkuar lëng për të pirë.

Ai dëgjohet në video që pyet kryebashkiakun Veliaj se përse nuk e ka sjellë një shishe lëng për të pirë, pasi sipas Ramës e ka zakon që merr gjithmonë lëng se do një gotë për vete.

Rama: Atë lëngun nuk e sole të pish ndonjë gotë

Veliaj: Kur e sjell thua pse lëng, kur s’e sjell

Rama: Se e ka zakon, gjithmonë sjell lëng se do të pijë një gotë për vete./Albeu/

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, Ndroq – Ramazani dhe familja e tij humbën shtëpinë e vjetër prej tërmetit të shtatorit dhe sot ata hyjnë në shtëpinë e re, sepse me ne askush nuk është vetëm në përballimin e vështirësive të mëdha❤🤝🤗https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Mardi 10 décembre 2019

SHPËRNDAJE