Ramiz Kelemndi vjen ne konstatimi se Flora Brovina nuk është vizitore e faqeve Pornografike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka konstatuar që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina nuk është vizitore e faqeve pornografike, pas publikimit të fotos ku ajo pretendon se tre ushtarë serbë dhunojnë një grua kosovare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pas katër ditë kur ndodhi skandali me publikimin e fotos nga deputetja Brovina, Ramiz Kelmendi ka shkruar se nuk duhet njollosur punën dhe sakrificën e Brovinës.

“Nga këtu mundë të konstatojë se zonja Flora nuk është vizitore e këtyre faqeve pornografike dhe nuk duhet lejuar njollosjen e punës dhe sakrificës së saj, sepse është dëshmitare e vërtetë e këtyre veprimeve barbare e çnjerëzore si dhe fotoja në fjalë, mos harroni se e ka prekur atë (zonjën Brovina) më së shumti si femër gjithnjë duke besuar në veprimin e jo në foton e manipuluar. Pra, ne nuk duhet minimizuar veprimet e serbëve, sepse veprimet e tyre ishin të vërteta. Nuk duhet lejuar dëmtimi i dhunimit të më shumë së mijëra femrave, andaj qëndroi në mbeshtetje të aktivistës Brovina për punen e bërë me vite e dekada dhe besoi nga të gjithë se duhet përkrahur sinqeritetin dhe ndershmërinë e saj”, ka shkruar Kelmendi.

Tutje deputeti Kelmendi ka shkruar se fotoja në një formë paraqet një të vërtetë të hidhur

“Unë e kuptoj zonjën Brovina se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, porse mos të harrojmë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovina. Pra fotoja në një formë paraqet të vërteten e hidhur, por po të gjendeshin foto të tilla mundë të ndihmonin krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb”, ka shkruar Kelemendi.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina në senacën e jashtëzakonshme e cila është mbajtur të enjten ku po u diskutohej për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Serbëve në Kosovë, ajo kishte prezantuar një foto para depuetëve ku pretendonte se tre ushtarë serbë ishin duke u dhunuar një grua kosovare gjatë luftës në Kosovë.

SHPËRNDAJE