Ramiz Kelmendi e konfirmon se gruaja që e këputi dorën është punëtore e kompanisë së tij

Një video e rëndë është publikuar sot, ku shihet një punëtore teksa e këput dorën duke punuar.

Pronari i Elkos Group, njëherish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka pranuar se gruaja që e ka këputur dorën është punëtore e kompanisë së tij.

“Është punëtore e Elkos-it në shtetin malazez, nuk është në Kosovë”, ka thënë Kelmendi për Insajderin.

Megjithëse është pronar i kompanisë ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, ai thotë se ky rast nuk ka të bëjë fare me Kosovën, duke e bartur përgjegjësinë tek përgjegjësi i Elkos në Mal të Zi, që është gjithashtu punëtor i Kelmendit, shkruan Insajderi.

“Elkos atje është në emrin tim, por e ka përgjegjësin e vet në Mal të Zi. Kjo ka të bëjë me shtetitin malazez. Objekti është në Mal të Zi, punëtorja është malazeze, ligjet janë malazeze, krejt. S’ka të bëjë me Kosovë fare. Ngjarja ka ndodh nën juridiksionin malazez”, ka thënë Kelmendi. /Insajderi.com

SHPËRNDAJE