Ramiz Lladrovci bën një veprim që duhet përshendetur (Pamje)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të marr  lajmin për aksidentin, ku pesë të rinj të Drenasit pësuan lëndime menjëherë ka shkuar për vizitë të lënduarve në QKUK.

Lladrovci nga atje ka dhënë lajmin e mirë për nxënësit, të cilët thotë se nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Ndër të tjera Lladrovci ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion dhe ka kërkuar të ndëshkohen të gjithë ata që tejkalojnë shpejtësinë.

Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

“Sonte, në Korroticën e Epërme, ka ngjarë një aksident trafiku me ç’ rast janë lënduar lehtë disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.

Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda.

Kujdesi në komunikacion duhet të shtohet, sepse, asnjë tejkalim shpejtësie nuk mund të arsyetohet” (sic), ka shkruar Lladrovci.

SHPËRNDAJE