Ramos me fjalë prekëse për Ronaldon

Cristiano Ronaldo tashmë është zyrtarisht lojtarë i Juventus.

Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga vetë klubi “bardhë e zi” dhe nga vetë CristianoRonaldo. Por menjeherë pas konfirmimit për largimin e tij kanë qënë shokët e skuadrës të Real Madrid ata që i kanë dhënë lamtumirën Ronaldos.

Sergio Ramos me anë të një postimi në rrjetin social TWitter, ka shkruar disa fjalë prekëse për Ronaldon duke i uruar atij fat te skuadra e re.
“Cristiano, golat e tu, numrat e tu dhe gjithçka ne kemi fituar bashkë flasin vetvetiu. Ju keni një vend special në histori të Real Madridit. Si ‘Madrilen’ ne do të kujtojmë gjithmonë. Ishte kënaqësi të luajmë se bashku, bishë. Një përqafim të madh dhe fat” ka shkruar Ramos.

SHPËRNDAJE