Ramos: Ne kemi vuajtur shumë nga Messi, nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj

Sergio Ramos nuk ka dyshime se Real Madrid do të kishte gëzuar edhe më shumë sukses gjatë kohës së tij në klub nëse Lionel Messi nuk do të ishte në Barcelona.

Kapiteni i Real Madrid ka fituar katër Liga të Kampionëve me klubin, por pesë titujt e tij LaLiga Santander janë vetëm gjysma e asaj të fituar nga Messi me katalanasit.

“Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve,” tha Ramos në serinë e tij dokumentare.

“Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj.“Ka qenë një kohë kur ne u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si [Jose] Mourinho, por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata.“Ne nuk fituam shumë dhe pati shumë tension, të shkaktuar nga ata ose nga ne” përfundoi ai.