‘Rampa’ e radhës e Serbisë kundër Kosovës

Serbia ka përgatitur një ofensivë diplomatike për të parandaluar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Interpol, për të cilin disa fuqi botërore po lobojnë. Sipas mediave serbe, Serbia u ka dërguar letër vendeve anëtare.

Ministri i brendshëm serb Nebojsa Stefanovic ka thënë se sipas rregullit Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në Interpol, por kjo do të ndodhë pas presionit të vendeve të fuqishme perëndimore, me qëllim që kërkesa për anëtarësimin e Kosovës të bëhet në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të organizatës policore botërore .

Stefanovic për TV Pink ka thënë se Kosova tashmë mund të bashkëpunojnë me Interpolin përmes zyrës së UNMIK’ut

Ai theksoi se Serbia do të përpiqet për ta hequr këtë pikë nga rendi i ditës së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, e cila mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në qoftë se nuk është e suksesshme.

“Fuqitë e mëdha përdorin të gjitha burimet dhe presion të madh, duke ofruar edhe heqjen e shpenzimeve për përfaqësuesit e vendeve të vogla vetëm që të shkojnë në këtë seancë të Asamblesë dhe të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol”, ka thënë Stefanovic.

Në seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kinë, Kosova kishte dështuar që të bëhet anëtare. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE