Ramush Haradinaj e lavdëron Shpend Ahmetin, ky i fundit e bën për ‘pesë pare’ para gazetarëve – ja çfarë i përmend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës sot kanë mbajtur një takim. Pas këtij takimi, të dy kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur temat për të cilat kanë biseduar.

Haradinaj e ka lavdëruar Ahmetin, duke thënë se shumica e punëve në kryeqytet kanë përfunduar me sukses dhe kjo është meritë e Ahmetit, për propozimet e tij dhe bashkëpunimin me nivelin qendror.

Ndërsa Ahmeti u pyet edhe nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij (PSD), për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Ahmeti tha se përkundër takimit të sotëm, partia e tij ka shprehur pakënaqësitë ndaj punës së qeverisë në vazhdimësi.

“Ne s’kemi ndërruar qëndrim, fakti që i kemi dhënë 12 nënshkrime mendoj që e tregon se nuk pajtohemi me plot politika të kësaj qeverie. Kryeministri është Kryeministër, ka vizituar shumë komuna të cilat udhëhiqen nga opozita, por deri sa deri sa të rrëzojmë e kemi Kryeministër të Kosovës. Ia kemi bërë të ditur pakënaqësitë tona vazhdimisht. Sot ishte takim në mes të kryetarit të Komunës dhe Kryeministrit. Ne do të bashkëpunojmë për të mirën e kryeqytetit. Në komunën e Prishtinës jemi koalicion me AAK’në, por i kemi rolet e ndryshme”, është shprehur Ahmeti./GazetaExpress

SHPËRNDAJE