Ramush Haradinaj i drejtohet qytetarëve, kritikon institucionet

Haradinaj në arritjen e tij në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ është shprehur falënderues drejt qytetarëve të Kosovës që janë mbledhur për ta pritur atë.

“Pas një kohe jam këtu,jam në Kosovë , jam me ju. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam qenë vetëm, çdo herë kam pas afër shqiptarë të mirë, të zot, njerëz që vërtetë kanë qenë të gatshëm për çdo sakrificë. Nga diaspora por edhe nga gjitha trevat tona shqiptare. Nuk di si me e spjegu çfarë ndjenje është me e pas një përkrahje të tillë, e me pas njerëz të tillë rreth vetit. JU kam thënë sot në Colmar shumë faleminderit, kam qëndruar me ditë, shumë faleminderit juve. Faleminderit shqiptarëve për përkrahjen dhe për ndjenjë besnikërie që s’më lan me u ndi vetëm. Për fat të keq edhe njëherë si dikur u ndjeva pa shtet. Institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Por po u tregoj hapur se ftesa ose ideja që unë të ekstradohem në Shqipëri është thirrje për luftë. Nuk jam tallë as nuk kam bërë hajgare por e kam thënë përnjëmend. Me 24 mars 1998 po këta Vuçiq, Daçiq e baba i tyre Millosheviqi e makina e tyre vrastare na e ka sulmu në familje në Gllogjan, e aty ishin edhe fëmija vegjël, e kanë provu me na vra të gjithëve. Po këta njerëz, janë kriminel që kanë bërë krime në Kosovë. Fati ka dashtë që ne të mos përfundojmë si ata. Nëse dikush në Evropë ka harru, nëse Franca ka harru, nëse dikush këtu ka harru, janë disa që se harrojnë për jetë, s’kanë me harru kurrë se për këtë liri e tokë kemi dhënë njerëz, jemi flijue e dijmë nëpër çka kemi ra. Nëse ata kujtojnë se na harrojmë kaq shpejtë, habiten. Shqiptarët nuk harrojnë, janë popull liridashës e dojnë paqe. Janë rreth 20 mijë të vramë e s’kanë mujt kush me i nënshtru. Duhet me ia tregu vendin Serbisë e me ia bë siç ia ka bë Kroacia. Dijeni , jemi populli më i vjetër jo veç në Ballkan, por ndër popujt më të vjetër në botë. Gjithë kohën kemi jetuar këtu, gjuhën ndër më të vjetër në botë, kujt tragjedi si kemi shkaktuar. Ne nuk po dojm me i kthye 1 mijë vjet, por me të drejtë po u themi më nuk u japim, nuk merrni më nga shqiptarët. A e dini se unë kur them kufiri është në Çakorra e dini sa tokë veç këto 100 vjet i ka marrë Maqedonia, Serbia. Duhet me e tregu vendin të nënshtrumve tanë se na benën horë. Qe ku na e kanë prue. Qe dy vjet jemi blloku. Duhet me vendos a dojmë me bo shtete ushtri, a jemi ne shqiptarë, pse duhet me u nënshtru, me i ndodhë shqiptarit kjo. Frymëzimin e lirisë ku e kemi mësu, na është ni vend që buron liri, është Amerika, ata s’kanë hjek dorë prej nesh, e as nuk kanë me hjek kurrë””, ka thënë Haradinaj.

SHPËRNDAJE