Ramush Haradinaj ka punuar si roje në një diskotekë para se t’i futej politikës

Ramush Haradinaj, në mesin e shumë detyrave politike që ka kryer tash e 20 vite në Kosovë, në të kaluarën ka punuar edhe si sigurim, një profesion krejt ndryshe nga ajo që ushtroi së fundi, si Kryeministër i Kosovës.

Në vitin 1989, duke përdorur një emër të rremë, Haradinaj emigroi Zvicër, ku ka punuar për disa vite si roje sigurie në një klub nate.

Ai e kaloi rininë në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan me prindërit dhe vëllezërit e motrat, dhe përfundoi shkollën fillore në Irzniq dhe shkollën e mesme në Deçan dhe Gjakovë. Pastaj migroi në Zvicër si shumë kosovarë, dhe për të mbijetuar u detyruar të bëj punë të ndryshme.

Kujtojmë, që Haradinaj së fundi ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e deputetit që e fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit./gazetametro.net

SHPËRNDAJE