Ramush Haradinaj merr vendim mbi padinë e Edi Ramës

Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ushtruar padi ndaj homologut të tij nga Kosova Ramush Haradinaj, me pretendimet se Haradinaj ka shpifur ndaj kryeministrit shqiptar, në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Edi Rama tani po kërkon kompensim të dëmit.

Ramush Haradinaj në intervistë për Insajderin, ka treguar se ka vendosur të përballet me këtë padi, duke shtuar se nuk do t’ju ikë përgjegjësive.

“Nuk më vjen mirë që gjendja është kështu, pra që kryeministri i Shqipërisë më ka paditë ose që ka dërgu padi për kryeministrin e Kosovës. Ne shqiptarët kudo që jemi jemi vëllëzër kjo ska më dilemë.

Në rastin konkrëtë i kemi pasur disa mospajtime me kryeministrin Rama në disa tema, por kryesisht në një temë në atë që e ka rrezikuar Kosovën me ndarje.

Rezultat i kësaj janë edhe pasoja që tani i shohim, por në bazë të përgjegjësive do të përballem me gjitha këto”, ka deklaruar Haradinaj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE