Ramushi ndërron mendje për paradën e LGBTI

Sot organizohet Parada e parë e Krenarisë në Kosovë nga komuniteti LGBTI. Parada me moton “Në emër të Dashnisë” nis në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë paradë që do të fillojë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” është përfolur që do të marrin pjesë personalitete të ndryshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të ndërmarr pjesë në këtë paradë ndonëse ditë më parë u dha informata se edhe ai do të jetë pjesë e paradës.

Halil Matoshi nga zyra e kryeministrit e ka konfirmuar për portalin arbresh.info mospjesëmarrjen e Haradinajt në këtë paradë.

“Kryeministri e ka agjendën shumë të ngjeshur dhe nuk mund të marrë pjesë në paradën e LGBTI-së”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE