Rashica flet për festën me shqiponjë si dhe për tërmetin që ua mori jetën mbi 50 personave në Shqipëri

Milot Rashica ia dedikoi të prekurve nga tërmeti dy golat që i shënoi fundjavën që shkoi kundër Wolfsburgut

Ylli gna Vushtrrria po shkëlqen te Werder Bremen, ndërsa ishte më meritoi pse kjo skuadër mposhti Wolfsburgun në udhëtim me rezultat 3-2.

Rashica shënoi dy gola, një nga penalltia dhe një nga loja e hapur. Të dy golat i festoi duke bërë shqiponjën për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri që ua mori jetën mbi 50 personave.

“Festën me shqiponjë, e kisha menduar shumë pasi vetëm po dëgjoja lajme të këqija. Situata në Shqipëri ishte dramatike. Më shumë se 50 njerëz kanë ndërruar jetë dhe shumë ndërtesa ishin shkatërruar. Por në Kosovë i kanë hapur dyert e shtëpisë për Shqipërinë, ashtu siç kanë edhe përpara 20 vitesh në periudhën e luftës për ne. Tani mund t’i kthenim diçka mbrapsht. Ajo që bën njerëzit për njëri-tjetrin ishte mahnitëse” ka thënë Rashica për “Weser Kurier”.

Mesfushori kosovar ka diskutuar edhe për kontratën me klubin gjerman, e cila i skadon në vitin 2022.

“Nëse mund të gjejmë një zgjidhje në të ardhmen e afërt, që është e mirë për mua dhe për Werderin, atëherë ne ulemi dhe flasim për këtë. Megjithatë kam edhe një kontratë që zgjat deri në vitin 2022. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të nxituar, as për mua dhe as për klubin,”./Reporteri

SHPËRNDAJE