Rashica më i shtrenjtë se Shaqiri dhe Xhaka

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në sportin më të shikuar në botë.

Shumë prej tyre luajnë në ligat elitare europiane, ku edhe vlera e tyre sa shkon e rritet.

Lojtari më i shtrenjtë shqiptarë momentalisht është Milon Rashica, që sipas ‘’Transfermarket’’ është vlerësuar me 35 milionë euro.

Menjëherë pas tij është lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka, që ka vlerën 22 milionë euro.

Pozitën e tretë e ndajnë dy shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi i Levantes dhe Shkodran Mustafi, me prejardhje nga Gostivari.