Rashica te Liverpooli për vetëm 15 milionë euro

E ardhmja e Milot Rashicës ka qenë një prej temave më të diskutuar së fundmi nëpër mediet vendore dhe jo vetëm.

Duket gati e sigurtë se ylli i Kombëtares së Kosovës do të largohet në verë nga Werder Bremeni, skuadër e cila po lufton për mbijetesë në Bundesligë, shkruan Periskopi.

Ish-ylli i Vushtrrisë ka kontratë me skuadrën nga Bremeni deri më 30 qershor të vitit 2022, por largimi i tij duket i pashmangshëm, me Werderin që është shumë afër të përshëndetet nga elita e futbollit gjerman.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë për t’u luajtur, djelmoshat e Florian Kohfeldt aktualisht pozicionohen në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 25 pikë.

Liverpool face Milot Rashica transfer battle as four Premier …Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, Rashica do të ketë mjaft opsione mbi tavolinë për të zgjedhur aventurën e radhës.

Periskopi ka mësuar nga një burim i sigurtë se tri oferta zyrtare janë bërë për 23-vjeçarin.

Këto tri oferta kanë ardhur nga klube si Liverpooli, Borussia Dortmundi dhe Leipzigu.

I njëjti burim për Redaksinë e Periskopit ka zbuluar edhe një detaj të bujshëm, duke thënë se Rashica mund të largohet për vetëm 15 milionë euro nga “Weser Stadium.”

SHPËRNDAJE