Rashica tregon për diçka për herë të parë (Foto)

Milot Rashica ka treguar se cilën skuadër mbështet në NBA.

Futbollisti i Kosovës, që ka përfunduar sezonin me skuadrën e tij Werder Bremen në Bundesliga, aktualisht po shijon pushimet e tij në Mallorca.

21-vjeçari nga Vushtrria, në rrjete sociale ka publikuar një foto nga pushimet e tij, duke veshur fanellën e Golden State Warriors.

Rashica duket se ka festuar fitoren e Golden State mbrëmë ndaj Houston Rockets, në ndeshjen e parë të finaleve të Konferencës së Perëndimit.

SHPËRNDAJE