Rast i rëndë në Drenas: 21 vjeçarja me probleme mendore u sulmua seksualisht disa herë gjatë 3 viteve

Një 21 vjeçare e cila ka probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është sulmuar seksualisht para disa ditësh.

M. Rr nga një fshat i Drenasit nuk e raportoi dhunën seksuale pasi nuk e di çfarë i ka ndodhur, pasi ka probleme të shëndetit mendor.

Klan Kosova merr vesh se rastin e saj e inicoi Qendra për Punë Sociale por as kjo e fundit e as Policia e Kosovës nuk kanë asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj 21 vjeçares prej një jave kur ka ndodhur.

Të dyshuar nuk kanë as familjaret, por ata thonë se e kanë gjetur vajzën të sulmuar seksualisht disa here gjatë tre viteve dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë amsat e duhura.

Gani Halilaj drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike ka deklaruar se e njëjta është trajtuar me urdhëresë të Gjykatës së Drenasit nga në i Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës nga data 16.10.2018 deri me 26.10.2018.

SHPËRNDAJE