Raste të reja me koronavirus në Mitrovicë

Sot IKSHPK raportoi edhe për 27 raste të reja në nivel vendi, shkruan Veriu.Info

Nga komunat e prekura, më së keqi është prekur komuna e Vushtrrisë me rreth 14 raste të reja. Por, pa u prekur nuk ka mbetur as komuna e Mitrovicës, e cila është prekur me rreth 3 raste.

Këto janë të gjitha komunat e prekura: Komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol). /Veriu.Info

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE