Reagim emocional nga Driton Kuka pas suksesit të Majlinda Kelmendit

Driton Kuka ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” pas fitimit të medaljes së bronztë nga Majlinda Kelmendi në Kampionatin Botëror “Tokio2019”, që po zhvillohet në Japoni.

Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi në repesazh për vendin e tretë mposhti portugezen Joana Ramos.

Postimi i Kukës pa ndërhyrje:

Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet!

Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio!

8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes së dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren!

Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore!Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi!

Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!

SHPËRNDAJE