Reagim i ashpër i nipit të Azem Sylës ndaj akuzave për dajën e tij

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, që është edhe nipi i familjes së Azem Sylës, ka reaguar ndaj një statusi të analistit Imer Mushkolaj i cili ka komentuar vendimet e gjykatave për lirimin e personave që janë përfshirë në krim dhe korrupsion, duke iu referuar lirimit nga burgu, në arrest shtëpiak të Enver Sekiraqës.

“Dje Xhabiri, sot Enveri, nesër Azemi. Drejtësi e kalbur”, shkruan Imer Mushkolaj në Facebook.

Menjëherë ka reaguar Sejdi Hoxha, nipi i familjes së Azem Sylës me një komentë, duke i thënë Mushkolajt të mos i fus të gjithë në një thes.

“O kadale Imer mos i shtin krejt njerëzit një thes??”, është reagimi i Hoxhës.