Reagimi i çuditshëm i Presidentit Thaçi për vdekjen e Kryetarit të Tutinit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetin social Facebook. Ai ka zgjedhur të shpreh ngushëllime për vdekjen e një kryetari të një komune serbe.

Bëhet fjalë për vdekjen tragjike të Shemsudin Kuçeviq, deri më tani kryetar komune në Tutin.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të kryetarit të komunës së Tutinit, z. Shemsudin Kuçeviq.

Në emrin tim dhe të Presidencës së Kosovës familjes Kuçeviq, strukturave komunale të Tutinit dhe gjithë miqve të tij ju shpreh ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Thaçi.

Kryetari i Komunës së Tutinit Shemsudin Kuçeviq, ndërroi jetë nga plagët e marra nga aksidenti në komunikacion i cili ndodhi të enjten, në rrugën Novi Pazar- Tutin.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE