Reagimi i fundit i SBASHK-ut – ka një kërkesë!

Në komunën e Deçanit mësimdhënësit kanë nisur punën e tyre, dhe se procesi mësimor po mbahet normalisht. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe vet kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Nga ana tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari thotë se informacionet që ata kanë nga terreni flasin ndryshe.

“Unë do të shkojë në Deçan, do të zhvillojë takim me këshillin grevistë. Informacionet që kemi ne nga terreni flasin ndryshe, megjithatë ne do të lëshojmë një njoftim më vonë rreth qëndrimit të tyre”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

Sipas Jasharit, kërkesat e vazhdueshme të kryetarëve të komunave janë plotësisht të paarsyeshme pasi që ata nuk duhet të pyeten për këtë çështje.

“Kryetarët e komunave nuk janë ata që duhet të pyetën, ata nuk kanë pse përzihen për këtë punë. Ne do të marrim informacione për secilën komunë dhe do t’iu njoftojmë saktë”, ka shtuar tutje ai gjatë bisedës.

Jashari thotë se nuk e kanë ndërmend të ndërprejnë grevën derisa qeveria të përmisojë ofertën e tyre.

“Ne vazhdojmë të kemi qëndrimin tonë të njejtë, nuk do ta ndalim grevën dhe kujtojmë se oferta e qeverisë është shumë e ultë dhe e vogël dhe ata edhe më tej kanë mundësi të përmisojnë ofertën e tyre”, vlerëson Jashari.

Ndryshe, sipas vendimit të fundit të Qeverisë dhe pajtimit të Komisionit Parlamentar, në gjithë sistemin arsimor parauniversitar me koeficientin 0.20, pra rritja e një koeficienti që përkthyer në shifra i bie rreth 48 euro për secilin mësimdhënës duke u bazuar në pagën aktuale që sot kanë. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE