Reagimi i imamit nga Drenica pas lajmit se Erdogani do të ndërtoj 500 banesa në Shqipëri

Imami nga Drenica, Osman Musliu i është gëzuar vendimit të Turqisë e cila ka thënë se do t’i ndërtojë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Imami nga Drenasi e quan lajm të madh këtë që bëri Erdogani për Shqipërinë.

“Vjen Lajmi i Madh nga Erdogan Ne përurimin e kompleksit te Universitetit Marmara’ sot në Stamboll, Presidenti i Turqisë z. Rexhep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të ndërtoje 500 banesa për te prekurit nga tërmeti ne Durrës te Shqipërisë. Ndër te tjera Presidenti Erdogan ka thënë: Do te ndërtojmë 500 banesa për vëllezërit tanë Shqiptar.

Ne nuk bëjmë dallime, ne kemi marrdhënie vëllazërore me Shqiptarët. Nuk do të presim fare. Do te fillojmë menjëherë me ndërtimin e banesave. Ndërsa për shkak kohës se dimrit ne këto momente do te vazhdojmë t’i ndihmojmë te prekurit nga tërmeti në Shqipëri”, ka shkruar imami nga Drenica.

Deri tani janë disa shumë të mëdha financiare për ndërtimin e banesave, si ajo e familjes Pacolli me 1 mln euro, Bankers me 1 mln euro dhe Balfin Group me 1.2 mln euro./BS

Fjalimi i Erdoganit sot per Shqiperine dhe per 500 banesa ( përkthimi në shqip ). 🇹🇷🇦🇱

Fjalimi i Erdoganit sot per Shqiperine dhe per 500 banesa ( përkthimi në shqip ). 🇹🇷🇦🇱

Publiée par Haj.mk sur Vendredi 29 novembre 2019

SHPËRNDAJE