Reagimi i Tanja Fajon pas votës PRO për liberalizimin e vizave (VIDEO)

Eurodeputetja Tanja Fajon, u shpreh e lumtur që kolegët e saj mbështetën propozimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

“Qytetarët e Kosovës janë një hap më afër udhëtimit pa viza në Europë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamënti Europian me një shumicë të madhe për negociata me Këshillin Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lufta vazhdon me qeveritë e shteteve anëtare të BE-së. Nuk do rtë ndalem deri në fund”, tha Fajon.

Parlamenti Europian e mbështeti sot propozimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

Në një votim të mbajtur sot në sesion të këtij parlamenti, europdeputetët votuan me shumicë në favor të propozimit të Tanja Fajon.Në favor të propozimit votuan 420 deputetë ndërsa kundër 186.

Reagimi i saj:

SHPËRNDAJE